Wikileaks, Klinton: Diplomatët po bënin punën e tyre

04/12/2010 15:35

Washingtoni vazhdon ta denoje publikimin e leterkembimeve te fshehta nga Wikileaks. Megjithate, sekretarja e Shtetit Hillari Klinton eshte e bindur se gjesti i site-t te Julian Assange nuk e pengon punen e diplomacise amerikane.

Ne fakt, sipas saj, ajo cfare treguan mesazhet e perfunduara online nuk ishte gje tjeter vecse deshmi e faktit qe diplomatet po benin punen e tyre.

Klinton rrefen se po punon shume fort per rivendosjen e besimit te thyer nga rrjedhja e informacioneve online dhe marredheniet qe rrezikojne te demtohen prej tyre. Shume vende ngrene pyetje qe kerkojne pergjigje prej saj, por edhe e kuptojne se diplomacia amerikane duhet te vazhdoje punen e saj.

“Kam akoma pune per te bere javet ne vazhdim per t’u siguruar qe tani, kur gjera te tilla jane bere publike, do te ngrihen dhe shqetesime. Por une do te jem e gatshme te diskutoj e te sqaroj koleget e mi apo kreret e shteteve dhe te qeverive”, u shpreh Klinton.

E pyetur nese presidentit Obama i eshte dashur te telefonoje ndonje president tjeter per te ofruar sqarime, Klinton u pergjigj se nuk ishte e sigurte, ndonese ai vete kish bere rekomandime te tilla.

Dokumentet me te fundit kompromentuese qe Wikileaks hodhi ne internet, zbulonin mendimin e diplomateve amerikane per ish-kryeministrin britanik Gordon Brown. Ish-kreu i qeverise se ketij vendi aleat pershkruhej si njeri qe kalonte nga nje katastrofe politike ne tjetren, si nje lider qe bente nje pune shume te dobet.

Pas largimit te Toni Blerit, Britania ka mbetur pa udheheqje, thuhej ne mesazhet e te derguarve amerikane, te cilet e shihnin Brown me percmim. Zbulimi më i fundit nga Wikileaks i komunikatave sekrete të diplomatëve amerikanë vuri në pah për herë të parë se pas 2007-tes, dy aleatët historike u perplasen per fluturimet e zbulimit amerikan nga baza ajrore britanike në Qipro.

Top Channel