Llogari bankare për përmbytjet

04/12/2010 19:20

Ministria e Financave njoftoi se ka hapur një llogari bankare pranë të gjitha bankave private, për të mbledhur ndihma monetare për banorët e prekur nga përmytjet, harta e te cilave po zgjerohet çdo ditë.

Çdo dhurues mund t’i drejtohet secilës prej bankave të nivelit të dytë dhe të japë kontributin e tij në llogarinë e hapur nga Ministria e Financave me emër “Kontribute vullnetare për të përmbyturit në zonën e Shkodrës”.

Ministria e Financave u bën thirrje të gjithë donatorëve, organizatave bamirëse, biznesmenëve dhe qytetarëve që të japin kontributin e tyre për të lehtësuar situatën e rënduar të banorëve të dëmtuar.

Fondet e mbledhura në numrat e llogarisë do të përdoren nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile për Përballimin e Pasojave të Përmbytjeve.  

Paralelisht me Ministrinë e Financave edhe Bashkia e Shkodrës ka çelur një llogari pranë Tirana Bank të quajtur “Emergjenca-Bashkia Shkodër”, ku cilido mund të japë kontributin e vetë monetar në lekë, euro dhe dollarë.

Top Channel