Të përmbyturit kërkojnë ndihmë

04/12/2010 20:20

Në një nga lagjet e qytetit të Shkodrës, në hyrje të qytetit jetesa është vështirësuar në maksimum.

Banorët e zonës mundohen të përballojnë vështirësitë e mëdha të krijuara nga mungesa e mjeteve elementare të jetesës.

Gjatë hyrjes në këto zona të kamerës së Top Channel, banorët kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve, duke treguar edhe kushtet e vështira në të cilat gjenden banesat e tyre.

Sipas të dhënave të emergjencave civile nga zonat e përmbytura janë evakuuar 2623 familje me 11023 persona.

Sipërfaqja e tokës së përmbytur rezulton 13950 hektarë.

Të rrethuara nga uji gjenden 4597 shtëpi, ndërkohë janë të përmbytura 2561 shtëpi.

Efektivat e Policisë së Shtetit dhe të Forcave të Armatosura që po veprojnë në terren krahas evakuimit të banorëve po kryejnë edhe furnizimin me ushqim, ujë të pijshëm e veshmbathje të banorëve të evakuuar, e po kështu po angazhohen për përforcimin e argjinaturave.

Top Channel