Wikileaks, Putin mik në vilën Certosa

04/12/2010 21:40

“Marrëdhënia personale mes Putin dhe Berlusconi është një element kyç në raportet Itali-Rusi: Putin dhe familja e tij ftohet shpesh në Vilën Certosa me shpenzime të kryeministrit”.

Kështu thuhet në një nga dokumentet e reja të publikuara nga Wikileaks, që vinte nga ambasada amerikane në Moskë, i përpiluar më 20 maj 2009.

Një tjetër shtyllë në marrëdhëniet ekonomike janë kontratat e gazit.

Në dokument lexohet se përfaqësuesi i ENI-t shpesh quhet si ambasadori i dytë i Italisë në Rusi.

Top Channel