Vlorë, situatë e rëndë nga përmbytjet

05/12/2010 09:15

Situatë e rëndë në Vlorë si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Vjosë.

Niveli i ujit në lumin Vjosë ka kaluar urën e vjetër të Mifolit.

Si pasojë, janë dëmtuar dhjetra shtëpi si dhe janë përmbytur dhjetra hektarë tokë.

Situata është edhe më e rënduar në fshatrat Novoselë dhe Fitore ku janë përmbytur disa banesa.

Dalja e Vjosës ka bërë të pakalueshme rrugën për në Selenicë në një segment 3 km.

Top Channel