Del nga shtrati lumi Vjosë

05/12/2010 11:30

Harta e përmbytjeve po zgjerohet edhe në jug te vendit.

Lumi Vjosa doli nga shtrati duke sjellë një situatë jonormale në fshatin Ferras. Për shkak të prurjeve të shumta të ujit dhe çarjes së argjinaturës së ndërtuar dy ditët e fundit, janë përmbytur mbi 15 banesa.

Banorët duke parë kërcënimin nga uji janë larguar menjëherë nga banesa duke shpëtuar çfarë të mundnin.

Mbi 500 hektarë tokë bujqësore në Fier janë nën ujë. Jashtë pune ka dalë dhe stacioni i pompimit, ndërkohë që shtabi i emergjencave po punon në ngritjen e një argjinature në Urën e Mifolit.

Prurjet e lumit Vjosë u rritën ndjeshëm gjatë orëve të natës, duke bërë që ujrat të dalin nga shtrati në masë të konsiderueshme dhe për pasojë, 5 banesa të ndërtuara pas viteve 1990-të afër Urës së Mifolit, pjesë e aksit kombëtar rrugor Vlorë-Fier, janë rrethuar nga uji.

Top Channel