Rama: Duhet një operacion radikal anti-përmbytje

05/12/2010 13:50

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, është shprehur se nëse nuk ndërhyhet, “Shkodra dhe Shqipëria do të përmbyten rregullisht”.

Gjatë vizitës së tij në Torovicë, Rama u shpreh se duhet një operacon radikal anti-përmbytje dhe se “duhet ribërë buxheti 2011 qëtë mos ketë më dëme të tilla”.

“Të gjitha fondet e infrastrukturës duhen përdorur për të ndalur moçalizimin e Shqipërisë”, theksoi Rama.
 

Top Channel