Përmbytjet, Olldashi kundër Ramës

05/12/2010 15:55

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka kritikuar kreun socialist se po keqpërdor përmbytjet në Shkodër.

Për Olldashin, zoti Rama duhet të kishte ardhur më parë në Shkodër, kur qyteti ishte goditur nga reshjet e shiut.

“Pas 5 ditësh ka dalë dielli, dhe ka 5 ditë rresht dhe sot është koha për ta kujtuar që asnjë përfaqësues serioz i opozitës shqipare nuk është dukur në Shkodër. Ka 5 ditë që askush nga drejtuesit e Partisë Socialiste nuk ka hyrë në këtë qytet. Nuk ka ardhur këtu të shikojë se çfarë vështirësish kanë njerëzit, çfarë nevojash dhe nuk e bëjnë këtë sepse e konsiderojnë Shkodrën kosto politke”, deklaroi Olldashi.

Top Channel