Përmbytjet, Duka: Investime elektorale

05/12/2010 00:00

Njolla e zonave të përmbytura, në gjithë vendin po zgjerohet çdo ditë e më shumë, duke rrezikuar shumë shtëpi e familje.

Ish-ministri i Bujqësisë, Agron Duka, në një intervistë për Top Channel thotë se pas viteve ‘90, janë marrë masa të vogla për parandalimin e përmbytjeve, çka edhe sot tregon se kanë qenë të pamjaftueshme.

“Gjithmonë janë marrë masa për përballimin e përmbytjeve, siç merrene dhe sot, por jo në nivelin e duhur. Qeveritë bëjnë investime në infrastrukturë të dukshme, të prekshme për njerëzit dhe harrojnë në kohën e duhur në këtë drejtim”, deklaron ish-ministri Duka.

Ish-ministri i Bujqësisë kujton se të paktën 50 % e elektropompave të hidrovoreve janë të vjetra dhe duhen ndërruar dhe duhet të përcaktohet ligjërisht se kush i administron kanalizimet ujërave të larta.

Duka kujton se  dikur ka ekzistuar një  projekt  ku në Liqenin e Shkodrës duhej  të ndërtohej një argjianturë  e cila do të ndante në mënyrë të përhershme pjesen e qytetit nga pjesa tjetër, një projekt i cili siç dëshmojnë edhe faktet ka mbetur në letër.

Top Channel