Moti i keq dhe përmbytjet kanë përfshirë edhe Kosovën ashtu si pjesë të tjera të Ballkanit.

Në shumë rajone të vendit situata është e vështirë dhe autoritetet në Prishtinë vazhdojnë të informojnë qytetarët për akset rrugore dhe zonat e përmbytura dhe të marrin masat e nevojshme.

Shumë rrugë në të gjithë vendin janë të pushtuara nga uji dhe disa prej tyre janë thuajse të pakalueshme. Rrëshqitjet e disa gurëve në grykën e Rugovës ditën e dielë kanë shkaktuar shqetësim tek banorët vendas dhe tek turistët që vizitojnë këto anë.

Policia njofton se qarkullimi mbetet i vështirë edhe në Pejë si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Përmbytje ka patur edhe në zona të tjera të Kosovës, si në Viti e Kllokot, ndërkohë që niveli i disa lumenjve mbetet alarmant në shumë zona.

Top Channel