Wikileaks: Ja objektet vitale për sigurinë amerikane

06/12/2010 12:00

Një listë e gjatë objektesh të rëndësishme në të gjithë botën qe konsiderohen vitale për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara u publikua nga Wikileaks.

Sipas dokumenteve të fundit humbja e tyre do të ketë një ndikim të fortë në shendetin publik, sigurinë ekonomike dhe atë kombëtare. Në këtë liste përfshihen pika strategjike te infrastruktures, naftësjelles, miniera e kobaltit në Kongo, fabrika e prodhimit të antihelmit të gjarprit në Australi apo ndërmarrja e prodhimit të insulinës në Danimarkë.

Sipas ekspertëve ky përbën një prej dokumenteve me të debatueshem të bërë publike nga organizata e themeluar prej Julian Assange.Në këtë listë janë rreshtuar edhe disa objekte të rëndësishme në Britaninë e Madhe, perfshire edhe vende te komunikimit të sateliteve.  

Për këtë arsye gazeta britanike “Times” në Londër publikoi raportin “Wikileaks, radhit objektivet per terrorin kundër Shteteve te Bashkuara”. Nyja e gazjellesit Nadym në perendim të Siberisë është përshkruar si impianti i gazit me i rendesishem ne bote. Eshte nje pike e kalimit të gazit rus drejt vendeve të Europës Perendimore. Gazeta britanike ngre pyetje: A mos eshte kjo nje liste e objektivëve potencial qe mund te perdoret nga terroriste?. Kabllogramat e Ëikileaks, ne te shumten e rasteve, permendin qytetet dhe jo adresat e rrugeve. Nuk jepen detaje te masave te sigurise ne keto objekte. Kjo, natyrisht, nuk pengon askend qe ka akses ne Internet, per te mesuar me shume. Per shume qeveri, publikimi i ketij dokumenti eshte nje zhvillim krejt i panevojshem. Per shume politikane dhe eksperte sben gje tjeter vecse u tregon terroristeve, thembren e Akilit, te Shteteve te Bashkuara.

Top Channel