Topalli në Shkodër: Situata e vështirë

07/12/2010 23:00

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka vazhduar takimet me banorët e familjeve në zonat e prekura nga përmbytjet në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Topalli vlerësoi solidaritetin që kanë treguar qytetarët e Qarkut të Shkodrës dhe qarqeve të tjera të vendit në mbështetje të komunitetit të prekur nga përmbytjet.

Kryetarja e parlamentit shqiptar deklaroi se situata në Qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë e vështirë, dhe në disa raste dhe e dhimbshme.

Topalli deklaroi se është e trishtueshme që brenda lagjeve periferike të qytetit, të cilat janë të rrethuara nga uji, të vetmet mjete komunikimi janë varkat lundruese dhe motorat.

Top Channel