Wikileaks zbulon planin për rajonin Balltik

07/12/2010 09:40

SHBA dhe NATO kanë hartuar një sërë planesh për të mbrojtur vendet e rajonit Balltik nga Rusia. Kështu thotë një dokument i fundit i publikuar nga Wikileaks.

Dokumentat, e publikuara në të përditshmen “The Guardian”, zbulojnë plane për të zgjeruar strategjinë e mbrojtjes duke përfshirë përvec Polonisë edhe Estoninë, Latvinë dhe Lituaninë.

Wikileaks vazhdon të publikojë qindra dokumente diplomatike, duke acaruar gjithmonë e më shumë qeverinë e Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, një urdhër-arrest ndërkombëtar për Assange ka mbërritur sot në duart e autoriteteve në Britaninë e Madhe.

Themeluesi i faqes më të përfolur të internetit dyshohet se fshihet diku në Angli dhe se po përgatitet të bisedojë kokë më kokë me oficerët e Scotland Yard.

Top Channel