Rama: Shqipëria po rikënetizohet

07/12/2010 12:40

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se përmbytjet e ditëve të fundit nuk kanë ardhur si pasojë e fatkeqësisë natyrore, por janë rezultat i braktisjes së detyrës nga ana e shtetit prej 20 vjetësh.

Duke folur para deputetëve socialistë, Rama theksoi se Shqipëria është një vend i ekspozuar nga erozioni, por jo nga kënetizimi si proces natyror.

“Jemi para faktit se sot në 2010, njerëzit kanë nisur të paguajnë faturën e rikënetizimit të vendit”, tha Rama.

Sipas kreut socialist, jo vetëm që nuk janë marrë masa mbrojtëse, por janë zhbërë parametrat e mbrojtjes së garantuar nga një sistem i shkatërruar tërësisht.

Top Channel