Shkodra mbetet në emergjencë

08/12/2010 15:00

Tjetër përmiresim i lehtë i situatës në Shkodër, ku niveli i liqenit ka pesuar përsëri renie, por në qytet vazhdon gjendja emergjente.

Siperfaqja e permbytur llogaritet te jete rreth 13 mije hektare.

Ndërkohë në Shirokë, zonen turistike te qytetit, gjendja mbetet e rende. Te gjitha rruget tokesore qe te cojne ne kete zone te banuar jane nen uje me thellesi shume te madhe. Menyra e vetme per te levizur jane varkat dhe lundrat me motor dhe nje udhetim prej 40 minutash ne liqenin e Shkodres.

Me dhjetëra banesa ndodhen nën ujë, ndërsa lokaleve ju duken vetëm catitë. Ndërkohë në Shkodër dhe zonat përreth vijojnë të ndahen ndihma për banorët e prekur.

Mësohet se në total janë 14200 persona të evakuuar, ndërsa në qendrat e pritjes ndodhen 1860 persona.

Te rrethuara nga uji jane edhe shume fshatra te tjera ne zonen e Nenshkodres. Optimizmi i situates se sotme eshte i perkohshem per shkak te parashikimeve aspak te mira te motit qe lajmerojne rifillimin e reshjeve gjate dites se neserme.

Bashke me reshjet dhe shiut dhe te bores pritet edhe ulje e ndjeshme e temperaturave gjate gjithe muajit dhjetor.

Top Channel