Wikileaks, edhe Paypal nën sulm

08/12/2010 16:50

Pas Mastercard edhe Paypal ka përfunduar nën sulmin e hakersave pas veprimeve kundër që mori kjo shoqëri ndaj WikiLeaks.

Lajmin e ka bërë të ditur SkyNews.

Sulmi lidhet me operacionet “Payback” me të cilin hakersat hakmerren me shoqëritë që kundërshtuan grupin e Assange.

Zëvendëspresidenti i PayPal, Osama Bedier deklaroi se “vendimi për të bllokuar transferimin e fondeve ndaj Wikileaks është marrë sepse Departamenti i Shtetit na kishte thënë se ajo që po bënte ishite e paligjshme”.

Top Channel