WikiLeaks, të dhëna edhe për Benediktin XVI

09/12/2010 11:05

Benedikti XVI është një Papë “green”, domethënë ekologjistë dhe mbështet impenjimin e SHBA-ve dhe presidentit të tyre, Barack Obama kundër ndryshimeve klimetarike pas samitit të OKB-së në Kopenhagen.

Kështu thuhet në një kabllogram amerikan të cilësuar si “konfidencial” me datë 21 janar 2010, të publikuar në WikiLeaks.

Në dokument raportohet një bisedë mes një përfaqësuesi të ambasadës amerikane pranë selisë së shpejt dhe Paolo Conversi, pika e referimit në Vatikan për çështjet klimaterike.

Top Channel