Përmbytjet, Kuvendi: Nuk ka asnjë dokument nga PS

09/12/2010 13:55

Kuvendi i Shqipërisë njofton se opozita nuk ka sjellë asnjë ofertë apo dokument për gjendjen e krijuar nga përmbytjet.

Duke reaguar pas deklaratës së kryetarit socialist Edi Rama, se kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli mbyllën kuvendin për të mos u përballur me propozimet e opozitës, kuvendi sqaroi se Rama spekulon në “këto ditë të vështira të fatkeqësisë natyrore në Qarkun e Shkodrës”.

Në njoftim bëhet e ditur se në konferencën e fundit të kryetarëve të grupeve, përfshi edhe përfaqësuesit e PS-së është dhënë mirëkuptimi për shtyrjen e seancës plenare, që zhvillohet cdo të enjte.

Top Channel