“Assange”, hacker-at nisin hakmarrjen

09/12/2010 15:40

Hacker-at zotohen për një luftë të ashpër kibernetike, hakmarrja e tyre per arrestimin e krijuesit të Wikileaks, Julian Assange.

Rebelimi i ushtrise se hacker-ave vuri ne shenjester qeverine austrialiane, ate suedeze, prodhuesit e kartave te kreditit Viza dhe Mastercard, faqen amazon.com, kompanine shumekombeshe te tregtise online dhe PayPal, shoqerine e pagesave ne internet qe pezulloi marredhenien e biznesit me krijuesin e Wikileaks. Megjithese publikimi i 250 mije kabllogrameve denohet nga qeveria amerikane, Uashingtoni mohoi te kishte ushtruar presion ndaj PayPal, me qender ne SHBA.

Ndërsa ky vend po negocionon për ekstradimin e Assange, sekretari i Përgjithshem i NATO-s Anders Fog Rasmusen e shpjegon keshtu pse Aleanca denon publikimin e informacionit nga Wikileaks.

“Fakti qe bisedat konfidenciale behen publike, tha ai per Euronews, rrezikon te kompromentoje apo shkaterroje kanale te rendesishme diplomatike. Kjo eshte arsyeja pse denojme veprimin e Wikileaks”. Sipas avokatit te Assange nuk ka qene klienti i tij qe urdheroi nje lufte te tille. Duke folur per BBC-ne, nje prej anetareve te grupit te hacker-ave qe njihet si “Anonimet” tha se lufta nuk ka mbaruar.

Sipas tij – me shume njerez jane bere pjese e BotNet, sic njihet ushtria e aparaturave ne ofensive. Ai pranoi se sulmet mund te lendojne shume njerez, por kjo mbetet menyra me efektive per t’u treguar ketyre kompanive se ndjejme keqardhje per Assange. Grupi “Anonimet” po perpiqet gjithashtu te krijoje qindra faqe te tjera nga ku mund te lexohen dokumentet e Wikileaks.

Top Channel