Deputetët e PS shpërndajnë ndihma

09/12/2010 19:45

Deputetët e Partisë Socialiste të qarkut të Shkodrës, Ilir Beqja dhe Astrit Beci kanë shpërndarë ndihma gjatë ditës së sotme për familjet e dëmtuara nga përmbytjet, në disa prej komunave të rrethit verior.

Sipas deputetëve, ndihmat e shpërndara janë kontribut i strukturave të Partisë Socialiste, që shprehin solidarizimin me to, në këto ditë të vështira.

Partia kryesore e opozitës shqiptare ka patur në fokusin e saj zonat e dëmtuara më rëndë nga përmbytja, ku lëvizja e mjeteve është e pamundur dhe ku vështirësitë në furnizimin e banorëve me mjete bazë të jetesës janë ende tejet të rënda.

Top Channel