Hakmarrja fatale e Wikileaks

09/12/2010 21:40

Aktivistët e internetit kanë sfiduar përpjekjet e institucioneve armike të Wikileaks për t’u dhënë fund sulmeve të tyre.

Ata kanë premtuar më shumë sulme informatike ndaj disa objektivave, mes të cilave është edhe web site PayPal.

Fushata, e pagëzuar me emrin “Operacioni Shpagimi”, ka si qëllim hakmarrjen e Wikileaks ndaj atyre që penguan operacionet e saj.

Eksperti i informatikës Matt Mullenweg e ka cilësuar fushatën në fjalë si “bomba atomike on line”.

Ofensiva ka goditur tashmë faqet e internetit të gjigandëve të kartave të kreditit si Visa dhe Mastercard, si dhe të faqeve të qeverisë suedeze.

Ndërkohë, në Moskë, kryeministri Vladimir Putin ka deklaruar se arrestimi i themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, ka treguar hipokrizinë e Perëndimit kur kritikonte Rusinë për demokracinë.

I pyetur lidhur me mesazhet diplomatike të SHBA që e cilësonin atë si “qenin gardian” që drejton një burokraci të korruptuar, Putin është shprehur:

“Mendoni se shërbimet diplomatike amerikane janë një burim informacioni i pastër si kristali”.

Top Channel