Facebook e Twitter kundër hacker-ave të Wikileaks

10/12/2010 04:15

Rrjetet sociale Facebook dhe Twitter kanë ngrirë llogaritë që shfrytëzoheshin për thirrje për mobilizim nga hackers-at mbështetës të Wikileaks.

Fillimisht grupi u krijua në Facebook me emrin Anonymous ku nisi proklamimin e misionit të tij. Menjëherë Facebook mbylli këtë grup. Pak orë më vonë e njëjta llogari u hap në Twitter ku bëntë thirrje për mobilizim dhe se do të publikonte një sërë numrash llogarie të MasterCard dhe Paypal. Edhe Twitter ashtu si Facebook e mbylli.

Hackers-at mbështetës të Wikileaks sulmuan ditën e djeshme MasterCard, Visa.com dhe Paypal. Ndërkohë specialistët shprehen se hackers-at mbeten një kërcënim serioz.

Top Channel