Australi, 45 rajone përmbyten nga reshjet

10/12/2010 13:35

45 rajone përgjatë lindjes së Australisë, nga Kuinslend në veri e deri në Viktoria, në jug, janë mbuluar tërësisht nga uji për shkak të reshjeve të dendura të javëve të fundit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave zonat në fjalë janë shpallur nga qeveria zona të fatkeqësisë natyrore.

Sipas burimeve, shirat kanë mbuluar shtëpi, kanë shkatërruar të mbjellat, si dhe kanë shkaktuar vdekjen e të paktën katër personave.

Shpallja e gjëndjes “zonë e fatkeqësisë natyrore”, që mundëson aksesin tek fondet federale, pritet të përfshijë edhe në zona të tjerë.

Kjo, pasi parashikimet e motit janë ende të zymta dhe pritet që reshjet të vazhdojnë të jenë të dendura, pas një kohe të gjatë thatësire.

Top Channel