Obama: Veprimet e Wikileaks, të papërgjegjshme

11/12/2010 20:30

Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se veprimet e Wikileaks janë veprime të papërgjegjshme.

Duke folur në një telefonatë me homologun meksikan Felipe Calderon, presidenti amerikan shprehu të gjithë pakënaqësinë e tij për këto veprime.

Lajmin për deklaratën e Obamës e dha Shtëpia e Bardhë, përmes një njoftimi për media.

Top Channel