Hu Jintao: Nuk ka garë armatimesh

20/01/2011 20:00

Presidenti i Kinës, Hu Jintao, deklaroi gjatë vizitës së tij në SHBA se Pekini nuk ka asnjë interes të përfshihet në një garë armatimesh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Ne nuk duam të përfshihemi në një garë armatimesh apo të shndërrohemi në një kërcënim ushtarak për cilindo vend në botë”, deklaroi udhëheqësi kinez, në një fjalim përpara biznesmenëve amerikanë.

Hu Jintao kërkoi bashkëpunim ekonomik dhe në çështjet e sigurisë, midis dy vendeve që zotërojnë ekonomitë më të mëdha në botë. Vizita e tij në SHBA do të vazhdojë deri nesër.

Top Channel