Bastet, Alonso favoriti për titull në 2011-n

20/01/2011 20:40

Bastexhinjtë shohin ferraristin Fernando Alonso si pilotin me më shumë shanse për të fituar titullin në 2011-n, bëri të ditur sot rrjeti informativ “Mediaset”.

Dy pilotët e tjerë me më shumë shanse për t’u renditur të parët në fund të Botërorit të 2011-s janë kampioni i botës në fuqi, Sebastian Vettel dhe britaniku Lewis Hamilton.

Vlera e spanjollit për titullin është 3,75, ndërsa për Vettel pak më e lartë, me koefiçent 4. Hamilton do të jetë kampion një në pesë raste.  Favoriti i katërt më i mundshëm është Michael Schumaker, me koefiçent 12.

Vijojnë mes fituesve të mundshëm Webber (15), Rosberg (15), Button (15), Kubica (25), Massa (25), Kobaiashi (150) e Barrichello (150).

Top Channel