Blair përpara komisionit hetimor për Irakun

21/01/2011 08:00

Ish-Kryeministri i Britanisë, Tony Blair, do të përballet për herë të dytë me një komision hetimor, për t’u pyetur rreth rolit të tij në luftën e Irakut në 2003-shin, informoi në mëngjes BBC.

Ai pritet të pyetet për mospërputhjet midis deklaratës së tij të parë dhe deklaratës së ndihmësit të tij, lordit Goldsmith. Ky i fundit tha përpara komisionit se disa deklarata të bëra nga Blair përpara nisjes së konfliktit nuk përputheshin me të vërtetën.

Protesta anti-luftës pritet të ndodhin gjatë javës në Londër.

Top Channel