Takimi Iran-Perëndim, nuk priten zhvillime

21/01/2011 08:45

Irani dhe fuqitë më të mëdha në botë janë duke u mbledhur në Stamboll për një raund të ri bisedimesh, rreth programit bërthamor të debatueshëm të Teheranit, por shpresat se debate mund të zgjidhë situatën e ndërlikuar janë të vakta.

Diplomatë të rëndësishëm kanë pranuar gjatë mbërritjes se ndonëse presin një bisedë konstruktive me përfaqësuesit e vendit aziatik, do të befasoheshin nëse ndonjë marrëveshje madhore do të arrihej.

Kombet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të rënda ekonomike mbi vendin së fundmi. Dyshohet se Irani është duke punuar për ndërtimin e armës bërthamore, akuza që vetë Teherani i ka mohuar.

Top Channel