E gjithë Kosova përkujton sot 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit Ibrahim Rugova, i njohur ndryshe si arkitekti i pavarësisë së Kosovës.

Kështu, gjatë paradites në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, partia Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë një akademi përkujtimore, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari Isa Mustafa.

Ndërsa në një ceremoni tjetër, që do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të flasë kryeministri Hashim Thaci.

Më vonë, në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, do të mbahet një seminar me temën “Vepra kulturore e letrare e Ibrahim Rugovës”, ku do marrin pjesë studiues nga Shqipëria e Kosova.

Top Channel