Afrikë e Jugut, 70 të vdekur nga përmbytjet

22/01/2011 13:10

Me mijëra njerëz janë detyruar të shpërngulen, ndërsa përmbytjet i kanë marrë jetën deri tani 70 personave në Afrikën e Jugut, raportoi sot BBC.

Niveli i ujrave vazhdon të rritet, ndërsa vendi përballet me një prej sezoneve më të lagështa dimërore të historisë së tij. 8 mijë familje janë shpërngulur prej shtëpive të tyre nga frika e lumenjve në vërshim.

Dy prej lumenjve më të mëdhenj të Afrikës, Zambezi dhe Okavango, të cilët përshkrojnë edhe shtetin e Afrkës së Jugut, janë në dyfishin e nivelit të tyre të zakonshëm. Dëmet ekonomike vlerësohen me 51 milion dollarë.

Ndërkohë, në Mozambikun fqinj, deri tani është raportuar për dhjetë të vdekur dhe 10 mijë të shpërngulur.

Top Channel