Afganistan, 10 militantë vriten nga NATO

22/01/2011 13:20

Tre kamikazë shpërthyen veshjet e tyre gjatë përleshjeve me forcat e koalicionit në Afganistan, duke shkaktuar vdekjen e dhjetë militantëve që nuk donin të dorëzoheshin, raportoi Associated Press gjatë drekës.

Përleshja nisi kur celula terroriste goditi me një raketë një grup të forcave afgane dhe të NATO-s, që po përgatiteshin të patrullonin zonën. 12 persona u arrestuan. Gjatë dyluftimeve, një civil mbeti i vrarë.

Top Channel