Doda akuzon Ina Ramën

23/01/2011 13:50

Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, nëpërmjet një deklarate për shtyp, ka akuzuar Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama se është pjesë e grushtit të shtetit që sipas saj përgatiti kreu i PS-së, Edi Rama më 21 janar.


“Në një akt të paprecedent, dje, u krye përpjekja e fundit e një grushti shteti të strukturuar mirë. Dje, dasmorja e Edi Ramës, Ina Rama hoqi çdo maskë dhe dëshmoi se është fund e krye pjesë dhe aktore e grushtit të shtetit”, tha Doda.

“Urdhri i arrestit i 6 komandantëve të gardës është lëshuar dje nga Ina Rama, pa asnjë hetim në përpjekje për të dërguar pas hekurave mbrojtësit e institucioneve, heronjtë që mbrojtën Këshillin e Ministrave dhe Kryeministrin e vendit. Ky urdhër është lëshuar me qëllimin e vetëm për të lënë pa kokë e pa mbrojtje gardën e Republikës dhe mbrojtësit e institucioneve të vendit. Qëllimi i këtij akti kriminal është të bëjë më të lehtë sulmin e dhunën ndaj institucioneve të tjera të vendit, në mënyrë që t’i hapë rrugë falangave kriminale të Edvin Ramës. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka fakte të pakundërshtueshme të Ina dhe Edvin Ramës, përfshirë  dhe ditën e djeshme . Sot i deklarojmë Ina dhe Edvin Ramës se fundi i tyre dhe gjithë të tjerëve , ideues dhe zbatues të grushtit të shtetit do të jetë ligjor, i sigurtë, i pashmangshëm”, u shpreh Doda në deklaratën për shtyp.

 

Top Channel