Egjipt, nata në shesh për mijëra persona

09/02/2011 11:15

Mijëra manifestues anti-Mubarak kanë kaluar natën në sheshin Tahrir në Kajro dhe përreth tankeve të ushtrisë.

“Nuk jeni të lodhur, nuk jeni të lodhur. Liria nuk është liruar ende”, bërtiste një manifestues me altorpolant, ndërsa popullsia e opozitës zgjohet në ditën e 16 të protestave.

Rreth 10 mijë persona janë bashkuar përpara selisë së asamblesë së popullit dhe po aq përpara shtëpisë së kryeministrit.

Top Channel