Në Kosovë është arritur marrëveshja për formimin e koalicionit qeveritar, i cili do të kryesohet nga PDK dhe do të formohet nga AKR, Lista Rugova dhe partitë e minoriteteve.

Lajmin e bën të ditur “RTK”, sipas të cilës mes partisë së Thacit dhe asaj të Pacollit është arritur marrëveshja.

Sipas burimit, koalicioni i ri qeveritar do të përbëhet nga 65 deputetë, prej të cilëve 34 nga PDK, 8 nga AKR, 22 nga minoritetet dhe 1 nga Lista Rugova.

Ndërkohë, para pak castesh, kryeministri Hashim Thaci ka mbajtur një mbledhje me grupin parlamentar të PDK-së, të cilin e ka informuar me zhvillimet e fundit.

“RTK” shton më tej se marrëveshja për qeverinë e re do të formalizohet brenda kësaj jave.

Top Channel