Partia Aleanca Kosova e Re ka refuzuar ftesën për koalicion të PDK-së, për shkak se në të nuk i jepet posti i presidentit kryetarit Behxhet Pacolli.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja kosovare “Zëri” në edicionin online të saj, ku thuhet se mbledha mes drejtuesve të PDK-së dhe AKR-së në shtëpinë e biznesmenit të njohur ka dështuar.

Sipas “Zërit”, gjatë bisedimeve përfaqësuesit e PDK-së kanë insistuar që postet e presidentit dhe kryeministrit të Kosovës t’i mbeten asaj.

Por kjo gjë nuk është pritur mirë nga Pacolli, i cili nga ana e tij e kërkon me ngulm postin e kreut të shtetit, duke e vendosur madje si kusht për bashkëqeverisjen.

“Nuk ka marrëveshje për koalicion qeverisës”, ka deklaruar në kushte anonimati një burim nga radhët e AKR-së, të cilit i referohet “Zëri”.

Top Channel