SHBA, paketë financiare për opozitën egjiptiane

11/02/2011 08:50

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten të mbështesin fuqimisht një nga grupimet e opozitës, në mënyrë që të sigurojnë se Egjipti do të mbetet në sferën e tyre të ndikimit edhe pas largimit të Hosni Mubarak-ut.

Lajmi u publikua në mëngjesin e sotëm në gazetën “Times”. Në të shkruhet se frika për zgjedhjen e një diktatori të ri apo ekstremisrëve islamikë për të qeverisur vendin më të madh arab në botë, do të detyrojnë Uashingtonin që të ndërhyjë menjëherë në prapaskenë.

Lajmi i përgatitjes së një pakete financiare për ato grupime që cilësohen si opozitare nga amerikanët u konfirmua nga zyrtarë të lartë të Deparatamentit të Shtetit, nën kushtin e anonimitetit.

Një ditë më parë, presidenti Barack Obama, theksoi se premtimi për delegimin e disa përgjegjësive tek zëvendëspresidenti Suleiman prej Hosni Mubarak-ut ishte i pamjaftueshëm.

Shtëpia e Bardhë kërkon që regjimi egjiptian të bëjë të qartë që “tranziocioni do të jetë i menjëhershëm, kuptimplotë dhe i mjaftueshëm”.

Top Channel