Pas refuzimit të AKR, të premten në mbrëmje PDK ka mbledhur kryesinë për të diskutuar rreth ecurisë së mëtejshme të negociatave.

Një mbledhje disi e tensionuar, e ku është vendosur që të shihet mundësia e riformulimit të ofertës për partinë e Pacollit.

“Ne do të vazhdojmë të negociojmë dhe besojmë se do të jemi më konkretë, edhe ata. Momentalisht PDK ka qendrimin që ka patur”, deklaroi nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi.

“Për të ruajtur konfidencialitetin e këtyre bisedimeve nuk jam në pozicion për të folur për detajet e ofertës. Dje kanë qenë qendrimet fillestare si të PDK ashtu edhe të AKR, por mendojmë se ekziston një parim për arritjen e një marrëveshje për shkuarjen me tutje për arritjen e marrëveshjes. Ka hapësirë për të bërë ndryshime”, deklaroi anëtari i kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi mohoi se ka patur tensione gjatë mbledhjes të së premtes së PDK-së.

Top Channel