Pavarësisht deklaratave të Thacit, Aleanca për Kosovën e Re ka deklaruar se deri tani nuk ka asnjë marrëveshje për qeverinë.

Takimi mes Hashim Thacit dhe Begjet Pacollit ka përfunduar pa asnjë rezultat, pasi ky i fundit ka refuzuar ofertën ku nuk përfshihej dhënia për AKR e postit të Presidentit.

Nuk ka një marrëveshje finale. PDK ka dhënë ofertën e vet e cila nuk ka qenë konform kërkesave dhe hapësirës së veprimit kërkuar nga koalicioni për Kosovë të Re. Nëse Thaci ka deklaruar se kjo do të jetë formula qeverisësë atëherë ndoshta ka menduar se do të ketë një ndryshim të ofertës, por deri në këto momente ne nuk kemi marrë asnjë ofertë tjetër përvec asaj të prezantuar në takimin e mbrëmshëm”, deklaroi zv/kryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari Lila.

Takimi i parë mes Pacollit dhe Thacit u mbajt të enjten në mbrëmje. Pacolli refuzoi ofertën e Thacit ku parashikohej që AKR të mbante postin e Kryetarit të Kuvendit, 1 zv/ministër dhe 3 ministri, ndërkohë që AKR me 8 mandate këmbëngul që Pacolli të marrë postin e presidentit.

Top Channel