Egjipt, mbeten në fuqi traktatet ndërkombëtare

12/02/2011 15:40

Autoritetet ushtarake egjiptiane bënë të ditur, gjatë drakes. se janë të vendosur të respektojnë të gjithë traktatet ndërkombëtare të firmosura më parë nga presidenti Hosni Mubarak.

Lajmi vjen si një qetësim i madh për Izraelin, pasi konfirmon mbetjen në fuqi të paqes së firmosur në vitet e para të drejtimit të vendit nga ish-presidenti 82-vjeçar.

Këshilli i Lartë i Ushtrisë njoftoi edhe se planifikon të kalojë regjimin ushtarak në një civil, në mënyrë graduale, ndërsa situata do të fillojë të çtendoset.

”Republika Arabe e Egjiptit është e përkushtuar ndaj të gjitha detyrimeve dhe traktateve ndërkombëtare që janë firmosur deri tani”, lexohej në komunikatë.

Top Channel