Barak: Egjipti, aleati ynë

13/02/2011 18:15

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, përjashtoi rrezikun e prishjes së marrëdhënieve mes Izraelit dhe Egjiptit pas largimit nga pushteti të Hosni Mubarak.

Ndërkohë, ambasadori egjiptian në Uashington, Sameh Shukri, gjatë njoftimit se pushteti në Kajro tashmë ndodhet në duart e Këshillit Suprem të Forcave të Armatosur, siguroi Shtetet e Bashkuara se vendi i tij do të respektojë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare.

Frika e tensionimit të situatës në Lindjen e Mesme pas largimit të Mubarakut, të konsideruar gjithmonë si një faktor paqeje në rajon, ka përfshirë qarqet diplomatike ndërkombëtare, sidomos ato izraelite.

Top Channel