Pas ditës së parë të bisedimeve dhe tërheqjes së Serbisë nga pretendimet për statusin, i dërguari i BE-së në Prishtinë, Piter Fith thotë se cështja e integritetit nuk do të vihet asnjëherë në diskutim.

“Mendoj se është e qartë se në këto bisedime nuk do të flitet për statusin dhe se integriteti territorial i Kosovës nuk do të hapet asnjëherë”, ka deklaruar Faith.

Ndërsda kryeministri Thaci ka pohouar se Kosova dhe Serbia do t’i vazhdojnë diskutimet si të barabartë.

“Kjo cështje diskutohet si shtete të pavarura. Ne do të jemi shumë fleksibël për të punuar me të gjithë dhe për të garantuar suksesin e këtij dialogu”, ka deklaruar Thaci.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi, i cili ka ftuar Beogradin të pranojë realitetin e ri.

“Pres që përgjegjësia e të dyja palëve të cojë tek shkrirja e tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit, që duhet të pranojë se në Kosovë ka një realitet që nuk kthehet mbrapa”, ka pohuar Krasniqi.

Top Channel