Tërmet 6,3 i shkallës rihter godet Japoninë

09/03/2011 20:50

Një tërmet me magnitutë 6,3 të shkallës rihter goditi disa minuta më parë ishullin kryesor që përbën Japoninë, Honshu-në, lajmëron “Reuters”.

Nuk ka raporte për dëmtime apo viktima. Një ditë më parë, aktiviteti sizmik në zonë shkaktoi një alarm për tsunami.

Një tërmet i të njëjtën magnitutë shkaktoi më shumë se 300 viktima dhe shkatërroi qytetin neozelandes të Kristçërçit, dy javë më parë.

Japonia është vendi më i goditur nga tërmetet në botë. Teknikat e veçanta të ndërtimit të shtëpive e bëjnë Japoninë veçanërisht të mbrojtur ndaj lëkundjeve të tokës.

Top Channel