Kinë, tërmet 5.4 ballë, viktima

10/03/2011 08:30

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 120 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti 5,4 ballë të shkallës Richter në jugperëndim të Kinës, në kufi me Birmaninë.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Xinhua.

Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 12:58 (5:58 me orën tonë lokale) dhe epiqendra është lokalizuar në 255 kilometra në jugperëndim të Dali, në provincën e Yunnan, në një zonë malore përgjatë kufirit me Birmaninë.

Top Channel