Tërmet në Kinë, 25 të vdekur

11/03/2011 02:40

Një tërmet prej 5.4 Rihter goditi jug-lindjen e Kinës duke shkaktuar të paktën 25 të vdekur.

Sipas medias shtetërore, epiqendra e lëkundjeve sizmike u regjistrua në kufirin shtetëror me Mainmarin në provincën Junan duke shkatërruar mijëra shtëpi e banesa të tjera.

Ndërkohë, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton shprehu ngushëllimet e administratës Obama për tragjedinë në Kinë.

Top Channel