Pala kosovare në dialogun me Serbinë mund të kërkojë për jugun e Serbisë atë që pala serbe mund të kërkojë për veriun e Kosovës.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri kosovar, Hajredin Kuci, duke iu referuar faktit se në jug të Serbisë ndodhen tre komuna të banuara me shqiptarë.

Megjithatë, në një intervistë për të përditshmen “Koha Ditore”, Kuci ka theksuar se pala kosovare në këtë proces do të insistojë mbi parimin e reciprocitetit.

“Ne nuk kemi vendosur ende për një temë të tillë, por në momentin që mund të krijohet një balancë mes dy shteteve, atëherë mund të jetë temë edhe pozita reciproke e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe e shqiptarëve që jetojnë në Serbi”, ka pohuar Kuci.

Top Channel