SHBA, alarm për tsunami në bregun perëndimor

11/03/2011 11:25

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar një alarm për tsunami në të gjithë bregdetin perëndimor, lajmëroi CNN përpara disa minutash.

Ekziston një frikë se një dallgë e lartë dhjetë metra mund të udhëtojë nga brigjet e Japonisë deri në perëndimin e SHBA-së, ku mund të kërcënojë qytetet e rëndësishme kaliforniane.

Ndonëse distanca është e konsiderueshme, tsunami i vitit 2004 në Sumatra,  me një fuqi të krahasueshme me atë të ditës së sotme, goditi brigjet e Somalisë, në një distancë të ngjashme si ajo midis Japonisë dhe SHBA-së.

Me shpejtësinë me të cilën dallga po udhëton, ajo duhet të godasë Filipinet dhe Indonezinë rreth orës 13:00, ndërsa SHBA-në një orë më vonë.

Top Channel