Japonia, historiku i tërmeteve fatale

11/03/2011 12:40

Japonia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet në botë, me një lëkundje që regjistrohet të paktën cdo pesë minuta.

E ndodhur gjeografikisht në “Unazën e Zjarrit”, sic njihet ndryshe harku i vullkaneve, dhe rrymave oqeanike, vendi pëson rreth 20 për qind të tërmeteve të botës, me fuqi 6 ballë ose më shumë.

Tokio, me një popullsi prej 12 milionë banorësh, ndodhet në bashkimin e katër pllakave tektonike: Euroazisë, Amerikës së Veriut, Filipineve dhe Paqësorit.

Përkulja e papritur ose thyerja e një prej këtyre pllakave mund të shkaktojë një tërmet. Më poshtë vijnë datat e disa prej tërmeteve më të mëdhenj.

16 gusht 2005, një tërmet i fuqishëm 7.2 ballë tronditi një rajon rreth 300 kilometra në veri të Tokios, duke plagosur mbi 80 persona.

23 tetor 2004, një tërmet 6.8 ballësh tronditi rajonin e Niigatës, rreth 250 kilometra në veri të Tokios, duke vrarë 65 persona dhe plagosur 3 mijë të tjerë.

17 janar 1995, një tërmet 7.3 ballësh vrau mbi 6400 persona në qytetin perëndimor të Kobes dhe shkaktoi 100 miliardë dollarë dëme.

1 shtator 1923, tërmeti i Kantos së Madh me fuqi 7.9 ballë vrau mbi 140 mijë persona në Tokio dhe rrethina. Sizmiologët thanë se një tërmet i tillë mund ta godasë kryeqytetin në cdo kohë.

Top Channel