Japoni, konfirmohen 260-350 viktima

11/03/2011 12:50

200-300 trupa të pajetë janë gjetur në një plazh të Sendait, Japoni, pasi ujrat e detit janë tërhequr pjesërisht, lajm që rrit tragjikisht bilancin e besuar në më pak se 100 viktima deri pak më parë.

60 viktima të tërmetit ose tsunamit që goditi Japoninë gjatë mëngjesit
janë konfirmuar më parë, ndërsa numri i të humburve është ende i pacaktuar.

Lajmin e raportuan së fundmi mediat japoneze, duke iu referuar burimeve zyrtare të emergjencës.

Bilanci tragjik pritet të jetë shumë më i lartë, ndërsa një numër ndërtesash kanë rënë dhe zjarre kanë shpërthyer në disa qytete.

Përparimi i ujrave të tsunamit dhe bllokimi i plotë i sistemit të transportit në vend ka bërë që puna e shërbimeve të shpëtimit të avancojë me shumë ngadalësi.

Top Channel