Dallgë të dobëta godasin Indonezinë

11/03/2011 14:25

Alarmi për tsunami duket se po kalon nga Indonezia, pasi dallgët e tsunamit që po godasin aktualisht vendin janë pak më të larta se gjysmë metri.

Sipas raportimit të mediave ndërkombëtare, ky është një lajm shumë i mirë për autoritetet e vendit, që i frikësoheshin një tsunami deri dhjetë metra të lartë, si ai që goditi më përpara Japoninë.

Nuk pritet që dallga të shkaktojë dëme të mëdha, por mbeten në alarm maksimal brigjet amerikane, meksikane dhe kilene, në pjesën tjetër të Oqeanit Paqësor.

Vendndodhja e tërmetit ishte në lindje të Japonisë, prandaj pritet që dallga të jetë më e fuqishme kur të godasë Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut.

Top Channel