Katastrofa në Japoni, Berisha shpreh ngushëllimet

11/03/2011 17:30

Kryeministri Sali Berisha e ka hapur mbledhjen e Komitetit të posaçëm për zhvillimin rajonal duke shprehur ngushëllimet e tij për Japoninë, që u godit nga një seri tërmetesh dhe një tsunam.

“Tërmeti 8.9 ballësh ka goditur Japoninë. Shprehim solidaritetin më të madh me qeverinë e Japonisë”, është shprehur Berisha.

“Të lutemi që të ketë sa më pak viktima”, theksoi kryeministri.

Top Channel